Loading…

Kallas: BE ndaloi anijen e gjashtë të ‘flotës në hije’ të Rusisë

  • 31/08/2026 | 15:56

Kallas: BE ndaloi anijen e gjashtë të ‘flotës në hije’ të Rusisë

Forcat e BE-së e kanë ndaluar në Mesdhe një cisternë nafte, MV SUN, që dyshohet se është pjesë e “flotës në hije” të Rusisë, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila tha se anija është marrë në bord më 30 gusht për t’ia verifikuar flamurin.

“Shitjet e paligjshme të naftës nga anijet e flotës në hije janë një litar shpëtimi kritik për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ne do të vazhdojmë t’i ndërpresim ato”, tha Kallas.

Ajo tha se kjo është anija e gjashtë e dyshuar e kësaj flote që është ndaluar nga operacionet e BE-së në muajt e fundit.

Sipas Kallas, MV SUN dyshohet se po lundronte me flamur të rremë dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar detar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë