Loading…

Kaltërsi si xhami: Plazhi i fshehur i Manastirit, 8 km larg Sarandës

  • 18/06/2021 | 12:14

Kaltërsi si xhami: Plazhi i fshehur i Manastirit, 8 km larg Sarandës

8 kilometra larg qytetit të Sarandës, në rrugën Sarandë-Butrint, gjendet plazhi i bukur i Manastirit, shkruan Gazeta Metro.


Uji i kripur, me një kaltërsi si xhami, e bën këtë vend perfekt për ta vizituar gjatë pushimeve tuaja. Ky vend, emrin plazhi i Manastirit e ka marrë nga Manastiri i Shën Gjergjit, i cili ndodhet në kodrën mbi këtë plazh.

Ndërsa, afër plazhit të Manastirit ndodhet edhe Muri i Demës, muri mbrojtës i qytetit antik të Butrintit.

Veç tjerash, në plazh ekziston edhe një bar ku shërbehen pije freskuese, derisa ështqë ndërtuar edhe një kamping me çadra për pushuesit që preferojnë pushime të lira dhe larg zhurmës së qytetit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë