Loading…

“Kam frikë si për veten, ashtu edhe për familjarët e mi”: Luana Vjollca tregoi se çfarë i shkruante 29-vjeçari

  • 06/02/2021 | 18:59

“Kam frikë si për veten, ashtu edhe për familjarët e mi”: Luana Vjollca tregoi se çfarë i shkruante 29-vjeçari

Tashmë personi që ndiqte Luanën është arrestuar.


Luana Vjollca së fundmi ka denoncuar një person nga Gjakova i cili kishte muaj që e përndiqte atë në çdo vend, “Kam frikë si për veten, ashtu edhe për familjarët e mi”, do të deklaronte në polici, më datë një të këtij muaji, moderatorja Luana Vjollca, teksa kallëzonte Ajdin Morinën, një 29-vjeçar i cili e përndiqte prej muajsh, shkruan lajmi.net.

Vjollca do të shprehej më tej se personi në fjalë po e pengonte ta jetonte normalisht jetën dhe se për shkak të pasigurisë dhe ankthit të shkaktuar prej tij, ishte detyruar të punësonte një truprojë.

Që prej shkurtit të vitit të shkuar, i riu do ta ndiqte autoren dhe moderatoren e “Shiko kush LUAN” kudo, në punë dhe madje edhe në rezidencën ku ajo banon. Në kallëzimet e saj, të siguruara nga “Panorama” tregohet se si Morina, i arrestuar tre ditë më parë i dërgonte vazhdimisht email-e, ku i fundit ishte vërtet shqetësues për të. Krahas një fotografie të apartamentit ku Luana banon, 29-vjeçari shkruante:

“Për 30 minuta jam aty…”, duke i kërkuar një takim së bashku.

“Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”- do të ishte një tjetër email i të prangosurit. Më 29 maj të vitit të shkuar, në kallëzimin e parë penal, Vjollca thotë se ndihej e frikësuar dhe herë pas here shkonte në banesën e mamasë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë