Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurit L.A., shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.
I pandehuri më 4 tetor 2021, në një kafiteri në Ferizaj, ka kërcënuar zyrtarin policor B.V. në atë mënyrë që përderisa shoqërohet për në stacion policor nga ana e të dëmtuarit, meqë i njëjti paraprakisht kishte qenë duke konsumuar alkool në kafiteri gjatë kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, sipas masave antiCOVID, i njëjti iu drejtohet me fjalë “ty kam me ta marr shpirtin, a e din ti se kush jam unë, kam me të zhdukë, kam me të vra ty dhe kam me ta zhduk familjen”, ashtu që kjo kanosje ka shkaktuar shqetësim tek i dëmtuari.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.