Loading…

Kamberi: Vulini i thotë mendimet e Vucicit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht

  • 10/12/2021 | 18:21

Kamberi: Vulini i thotë mendimet e Vucicit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas deklaratave të ministrit të brendshem serb, Aleksandar Vulin për Reçakun.


Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se pohimet e Vulinit për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht.

“Pohimet e Ministrit Vulin për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e Presidentit Vuçiq. Heshtje që dëshmon se Vuçiqi pajtohet me Vulinin. Se Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht”, ka shkruar Kamberi.

Ai po ashtu thotë se BE-ja dhe SHBA-ja duhet t’i reagojnë e t’i bëjnë presion Vuçiqit.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i reagojnë dhe t’i bëjnë para së gjithash presion Vuçiqit, si shef dhe mbrojtës i Vulinit”, ka thënë Kamberi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë