Loading…

Kamenicë, përfshihet shtëpia nga zjarrri, nuk ka të lënduar

  • 30/12/2021 | 08:32

Kamenicë, përfshihet shtëpia nga zjarrri, nuk ka të lënduar

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka njoftuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri, ku ka të lënduar por vetëm dëme materiale, shkruan Gazeta Metro.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ropotovë ku njësit i zjarrfikësve ka fikur zjarrin me sukses. Sipas raportit ende nuk dihen shkaqet e incidentit.

Këtu keni raportin e plotë të Policisë së Kosovës.

“Fsh. Ropotovë, Kamenicë 29.12.2021 – 04:05. Për shkaqe deri më tani të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka fikur zjarrin. Si pasojë e zjarrit është djegur një dhomë e shtëpisë si dhe një pjesë e kulmit. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë