Loading…

Kamerat e sigurisë kapin momenti kur krimineli nxjerr armën e shtie në mes të spitalit në New York

  • 26/01/2022 | 13:57

Kamerat e sigurisë kapin momenti kur krimineli nxjerr armën e shtie në mes të spitalit në New York

Një i dyshuar nxori armën dhe e qëlloi një pacient në repartin e emergjencës së spitalit Jacobi në New York të martën pasdite. Ky incident u xhirua nga kamerat e sigurisë së spitalit, transmeton Gazeta Metro.


Sipas xhirimit të kamerave të siguruar nga gazeta amerikane The New York Post zbulojnë se në incident ishte përfshirë një person i veshur në të zeza që nxjerr armën derisa vrapon në drejtim të dhomës së pritjes dhe e drejton atë drejt viktimës.

Viktima që ishte aty për t’u trajtuar për një lëndim paraprak shihet duke vrapuar për t’u fshehur derisa sulmuesi shtiu drejt tij. I dyshuari pastaj arratiset nga vendi i ngjarjes.

Autoritetet e rendit të New York kanë njoftuar se sulmuesi ishte në spitalin në Bronx rreth orës 12:00 duke kërkuar një mik të tij që ishte arrestuar më parë dhe kishte mundësi që po trajtohej në spital kur ai nisi zënkën me viktimën që edhe e njihte.

I dyshuari ka shtirë drejt viktimës 4 herë duke e plagosur në dorë. Viktima pritet të rikuperohet nga plaga. Ai poashtu i kishte shpëtuar një incidenti me armë vitin e kaluar sipas raporteve.

Sipas raporteve ky është incidenti i katër me armë zjarri brenda 14 muajsh në këtë spital të Bronx.

Krimi në metropolin amerikan New York është shtuar ndjeshëm dhe këtë javë plagosur dy policë në një ballafaqim me një kriminel të armatosur me armë zjarri, njëri prej të cilëve vdiq në vend të ngjarjes ndërsa tjetri vdiq të mërkurën në spital ku po trajtohej.

Kriza e krimit në New York fajësohet drejt autoriteteve të qytetit që ka politika të buta sipas kritikëve dhe penguese ndaj shtrimit të rendit dhe luftimit të krimit nga policia.

Metropolet më të mëdha amerikane qeverisen nga partia demokratike dhe merren si shembuj të keqqeverisjes nga kundërshtarët e tyre me politika të këqija. Chicago dhe New York shihen si shembuj të krimit, ndërsa në bregun perëndimor Los Angeles dhe San Francisco janë të dërrmuar nga kriza me të pastrehët që kanë zaptuar sheshet kryesore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë