Loading…

Kamerat kapin momentet e tmerrit kur përdhunuesi mban një vajzën pa ndjenja pak para sulmit

  • 28/01/2022 | 23:00

Kamerat kapin momentet e tmerrit kur përdhunuesi mban një vajzën pa ndjenja pak para sulmit

Në pamjet e mëposhtme shihen momentet drithëruese kur një predator i njohur seksual mban një grua të pandërgjegjshme mes qendrës së qytetit britanik, para përdhunimit në një sulm mizor.


Austin Osayande niste gjuetinë e tij në rrugët e errëta të Leeds në veri të Britanisë, për të gjetur viktima, si në rastin e 24-vjeçares së intoksikuar që priste për një taksi që të shkonte në shtëpi.

Pamjet e rënda të publikuara nga policia vendase tregojnë burrin që fillimisht ecte përkrah viktimës së tij derisa e mori të krahë kur ajo hezitonte për të ecur.

40 vjeçari Osayande ka pranuar tashmë krimin në gjykatën e Leeds dhe pret dënimin.

Ai ka pranuar gjithashtu akuzat e sulmit seksual në mënyrë të ngjashme për një tjetër viktimë  më 10 shtator 2021.

Ne gjykatë u tha se pamjet e kamerave të sigurisë tregonin Osayande më 14 gusht 2015, duke pritur për viktima në një parking makinash rreth orës 4:40 të mëngjesit.

Disa minuta më vonë ai i afrohet vajzës që po priste për një taksi pasi kishte qenë në bar me miqtë dhe ndjehej e dobët. Nuk ishte e qarte nese viktima humbet ndjenjat spontanisht apo kjo shkaktohet nga sulmuesi.

Osayande është dërguar në paraburgim dhe do të paraqitet në seancën e 23 shkurtit për të marrë dënimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë