Janë publikuar pamjet e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në Prizren, derisa një veturë godet një tjetër, duke i shkaktuar kështu dëme, shkruan Gazeta Metro.
Në Kosovë thuajse çdo ditë ka numër të madh të aksidenteve, e që shpesh prej tyre po jenë edhe me fatalitet.
Aksidentet po ndodhin si shkak i mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimi i rregullave të komunikacionit.
Mbrëmë në Prizren, një veturë është kapur nga kamerat e sigurisë, e cila shihet duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugët e qytetit dhe më pas godet një veturë tjetër.
Shkak i këtij aksidenti ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë, pasi edhe që mbrëmë rruga ka qenë më e rrëshqitshme shkaku i reshjeve.
Më poshtë keni videon e këtij aksidenti. /gazetametro.net