Loading…

Kamerierja e pushtuar nga djalli? (Video)

  • 01/04/2017 | 09:20

Kamerierja e pushtuar nga djalli? (Video)

U nis si një kontroll rutinë i kamerave të sigurisë për të vëzhguar punonjësit në biznesin e saj, por pamjet e regjistruara prej tyre përfunduan në internet duke u përhapur jashtëzakonisht shumë.


Nurul Baker, pronarja e një lokali në Singapor mbeti e tmerruar nga ajo që pa nga video-filmimet. Në to shfaqet njëra prej kamariereve të saj që kryen veprime të çuditshme, më shumë të ngjashme me skenaret e filmit horror “The Ring”.

Ajo vendosi të shpërndajë në rrjetet sociale pamjet që i pa vetë.

“Kamarierja ime është e pushtuar nga djalli pasi doli nga dushi”, shkruan ajo në videon e shpërndarë.

Megjithatë, pjesa më e madhe e komentuesve ishin mosbesues. Ata thanë se videoja është e sajuar dhe kamarierja ka vendosur të bëjë këtë sjellje si strategji për t’i shpëtuar kontratës së punës që ka me pronaren./gazetametro.net

https://www.youtube.com/watch?v=UHtgXXHw72Q

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë