Loading…

Kameruni ‘trondit’ Serbinë, rikthimi i rezultatit ishte i jashtëzakonshëm

  • 28/11/2022 | 13:09

Kameruni ‘trondit’ Serbinë, rikthimi i rezultatit ishte i jashtëzakonshëm

Ka përfunduar ndeshja në mes Kamerunit dhe Serbisë.


Ndeshja e dytë e grupit G në mes Kamerunit dhe Serbisë u mbyll baras, 3:3.

Ndeshja filloi më mirë për serbët, pasi ishin kërkues për golin. Por, në avantazh kaluan kamerunasit. Po zhvillohej minuta 29` kur Castelleto i dha epërsinë Kamerunit.

Mirëpo serbët u rikthyen në lojë duke shënuar fillimisht golin e barazimit, më pas të epërsisë. Fillimisht Pavlovic dhe më pas Savic, shënuan në minutat shtesë.

Edhe pjesën e dytë serbët e nisën më mire, duke shënuar edhe golin e tretë. Në minutën e 53` ishte Mitrovic që çoi rezultatin në 3:1.

Kjo nuk ndikoi që Kameruni të ndalen, ata madje arritën të barazojnë shifrat. Fillimisht ishte Auboubakar në minutën e 64` që ngushtoi rezultatin.

Për të barazuar shifrat u përkujdes ylli I Bayernit, Choupo-Moting pasi shënoi dy minuta më vonë. Më këtë barazim Kameruni pozicionohet në vendin e tretë me një pikë.

Kurse, serbët kanë gjithashtu një pikë, në pozitën e katërt dhe grupi mbetet i hapur./Lajmi.net/

GOOOOOOOLLLLLLL, Kameruni me dy gola të shpejtë barazon rezultatin ndaj Serbisë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
m[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë