Loading…

Kamioni i shqiptarëve me 10 ton kanabis “çmend” italianët

  • 19/02/2017 | 14:19

Kamioni i shqiptarëve me 10 ton kanabis “çmend” italianët

Nuk ka të ndalur trafiku i drogës që nis nga Shqipëria për në Itali. Por nëse nga Shqipëria, droga me kamionë del nga porti i Durrësit, policët italianë kanë nisur që të kapin sasi të mëdha


Kamioni i fundit i kapur në portin e Ankonas ka “çmendur” edhe vet italianët. Bëhet fjalë për një sasi prej 10 tonësh kanabis sativa që është kapur në një kamion të mbushur me hekur dhe që ishte nisur nga Durrësi për në Ankona e më pas në një qytet në veriun e Italisë.

Në pranga është vënë shoferi shqiptar, i cili është dërguar në qeli. Siç bëhet e ditur, sasia rekord e kanabisit është kapur më datën 18 shkurt, gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia e dogana, sepse kamioni që transportonte hekur kishte disa probleme me dokumentet, raporton “Syri”, transmeton gazetametro.net

Por kur kanë nisur kontrollet kanë zbuluar edhe sasinë rekord të kanabisit. Droga është zbuluar gjatë kontrollit me qentë e antidrogës.

Policia bën të ditur se droga kishte si destinacion një qytet të veriut të Italisë, ku më pas do të ndahej dhe do të shitej. Bëhet fjalë për 10 milionë doza që do të shiteshin në të gjithë Italinë e Veriut.

Hetimet në lidhje me këtë supertrafik janë duke vazhduar, ndërsa nga policia shqiptare nuk ka të dhëna për këtë sasi droge. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë