Lëvizja Shkenca për Ndryshim dhe organizata PEN, do të organizojnë kampanjën kundër ndotjes së ajrit në sheshin e Prishtinës.
Ata përmes një njoftimi lajmëruan se më 9 dhjetor në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, do të organizojnë një kampanjë kundër ndotjes së ajrit.
“Me 09 Dhjetor 2016 duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 17:00 në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, PEN – Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, në mbështetje nga Komisioni Evropian, organizojnë kampanjën kundër ndotjes së ajrit”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e tyre, gjithashtu thuhet se kjo kampanjë do të jetë aktive gjatë tërë kohës në orarin e cekur, dhe do të përfshijë: Vendosjen e kukullave me maska kundër ndotjes së ajrit, të cilat mbajnë mbishkrime sensibilizuese, matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit, nga anëtarët e projektit, do të rregullohet hapësira për informimin e qytetarëve, ofrimin e broshurave dhe maskave kunder ndotjes./ gazetametro.net