Loading…

Kampionati i Zvicrës: Shkëlqyen Zhegrova dhe Ademi, të dytë në formacionin e javës

  • 15/04/2019 | 15:16

Kampionati i Zvicrës: Shkëlqyen Zhegrova dhe Ademi, të dytë në formacionin e javës

Talenti i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, ka bërë një debutim me sukses te skuadra e Baselit, përkundër se nuk arriti të shënoi apo asistoi në barazimin ndaj Grasshoppers, transmeton Gazeta Metro.


20 vjeçari e zhvillojë për herë të parë një lojë nga minuta e parë, e që për të ishte debutim te skuadra zvicerane.

Edhe pse nuk arriti të shënonte apo asistonte, Zhegrova la gjurmë duke e zhvilluar një lojë tejet të mirë. Pas kësaj, futbollisti nga  Kosova zuri vend edhe në formacionin e javës në Zvicër.

Përveç Zhegrovës, në formacionin e javës hyri edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Kemal Ademi. Me golin e tij, Ademi arriti që të ia siguronte fitoren Xamaxit në ndeshjen ndaj Luzernit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë