Loading…

Kampioni francez i botës,Franck Leboeuf: Neymar do të bënte mirë të ‘shukaste’ tani

  • 12/09/2019 | 11:09

Kampioni francez i botës,Franck Leboeuf: Neymar do të bënte mirë të ‘shukaste’ tani

Franck Lebouf, kampion i botës me Francën tani si analist i futbollit ka kritika për brazilianët Neymar dhe familjen e tij duke i këshilluar që në këtë kohë do të ishte e mençur që të rrinte heshtur dhe të vazhdonte të luaj futboll, transmeton Gazeta Metro.


Franck Lebouf në rrjetin televiziv sportiv ESPN pas deklaratave të atit të Neymar dhe sjelljeve të fundit të parehatshmit Neymar dhe sagës së tij të transferimin në Barcelonë që dështoi, ishte i ashpër dhe mezi u përmbajt.

Lebouf u shpreh se në kohën sa ishte ai aktiv në fushë futbolli sjelljet e Neymar Jr nuk do të priteshin aspak mirë në zhveshtoren e klubit. Bashkëlojtarët e Neymar me siguri se nuk do të jenë të kënaqur nga sjelljet e tij.

“Po të isha unë do të ftoja pak në zhveshtore e do ja thoja ca llafe që ai do të duhej t’i dinte”

Lebouf nuk ka aspak simpati për Neymar dhe gjendjen e tij e tha se tani ai duhet të mbyll gojën e të punoj. Nënçmimi që po i bën klubit dhe shokëve të tij të ekipit është i papranueshëm vlerësoi kampioni i botës.

I ati dhe agjenti i yllit brazilian Neymar kishte deklaruar se transferi i të birit të tij në Barcelona ende nuk ka përfunduar.

Këto deklarata kanë inatosur edhe më tifozerinë ultras të PSG dhe ndeshja e të shtunës pritet të jetë e nxehtë në Paris.

Neymar është kthyer nga lëndimi dhe është në formë të mirë fizike dhe i ishte bashkuar kombëtares së Brazilit javën e kaluar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë