Loading…

Kampioni i Kosovës, Liburni barazon në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve

  • 09/10/2019 | 19:35

Kampioni i Kosovës, Liburni barazon në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve

Sot, në Minsk, në ndeshjen e parë të ‘UEFA Futsal Champions League Main Round’, grupi 7, Liburni barazoi me rezultat 5-5 kundër kampionit të Francës, Toulon Elite Futsal, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshja u karakterizua me raste të shumta shënimi nga të dyja ekipet dhe me lojë shumë të bukur poashtu.

Golat për kampionin e Kosovës në futsall në palestrën e Minskut, i shënuan: Alaj, Selimi, Qerimi dhe Selmanaj (2 gola).

Pra, nga një ndeshje e zhvilluar, Liburni ka 1 pikë në grup bashkë me ekipin francez, ku pritet edhe ndeshja e dytë e ditës së sotme ndërmjet Stalitska Minsk dhe Hovocubo, ku gjakovarëve i konvenon shumë barazimi i tyre.

Liburni ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Hovocubos, teksa ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Stalitska Minsk./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë