Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë detyrim me paraqitje për këngëtaren Enca Haxhia, në ballkonin e banesës së të cilës u gjetën 5 rrënjë kanabisi të mbjella në vazo.
Këngëtarja e arrestuar të martën (12 shtator) për kultivim të bimëve narkotike, pasi iu gjetën 5 vazo me rrënjë kanabis sativa në ballkonin e shtëpisë doli sot para gjykatës për masën e sigurisë.
Haxhia ka pranuar para policisë gjatë momentit të arrestimit, së kanabisin e mbjellë në vazo në ballkonin e banesës i kishte për përdorim vetjak.
Enca ka qenë bashkë me të dashurin kur u arrestua, ndërkohë që këngëtarja pranoi se ishte përdoruese e hashashit.