Loading…

Kanada, zgjatet mbyllja e kufijve deri në fund të nëntorit

  • 31/10/2020 | 21:18

Kanada, zgjatet mbyllja e kufijve deri në fund të nëntorit

Kanadaja njoftoi sot një zgjatje tjetër, deri në fund të nëntorit, të mbylljes së kufijve për të huajt, prania e të cilëve nuk konsiderohet thelbësore, si dhe përjashtime nga karantina e detyrueshme.


Që prej marsit të kaluar, udhëtarët e mbërritur në Kanada, qofshin kanadezë apo jo, janë vendosur në karantinë të detyrueshme 14-ditore me qëllim për shmangur përhapjen e koronavirusit, raporton ATSh.

Që nga fillimi i qershorit, shtetasit e huaj mund të bashkohen me familjet e tyre që jetojnë në Kanada, nëse janë bashkëshortë, fëmijë, prindër ose kujdestarë ligjorë të shtetasve kanadezë. Përndryshe, pranohen vetëm njerëzit, prania e të cilëve në tokën kanadeze konsiderohet thelbësore, siç janë disa punonjës.

Për herë të parë, qeveria kanadeze njoftoi heqjen e karantinës së detyrueshme për banorët e disa komunave kanadeze ose amerikane pa dalje në det kur ata udhëtojnë në rajonin e vendit fqinj për pazar ose shërbime mjekësore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë