Loading…

Kandaja mori vendimin: Mësohet a do t’i paguajë taksat për Harry’n dhe Meghan’in

  • 28/02/2020 | 18:50

Kandaja mori vendimin: Mësohet a do t’i paguajë taksat për Harry’n dhe Meghan’in

Sapo nisën jetesën e re në Kanada, Harry dhe Meghan u përballën me disa “probleme” nga shteti i ri ku po qëndronin. Qytetarët kanadezë vendosën kushte për çiftin duke firmosur një peticion në internet, ku kërkonin që duka dhe dukesha t’i paguanin vetë shpenzimet e tyre të sigurisë.


Ata kërkuan të mos jenë të detyruar të paguajnë taksë për sigurinë e çiftit. Kështu, Kanadaja ka vendosur që së shpejti të ndalojë sigurimin e Dukësh dhe Dukeshës së Sussex, gjë të cilën e ka konfirmuar qeveria federale.

“Ndihma do të ndalojë në javët e ardhshme, në përputhje me ndryshimin e tyre në status,”- shkruhet në deklaratën e sigurisë publike.

Meghan dhe Harry do të largohen përfundimisht nga familja mbretërore më 31 mars, ndërsa ende po përfundojnë detyrat e tyre të fundit si çift mbretëror.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected].net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë