Loading…

Kandic: Deklaratat e Klitchkos për luftën në Kosovë janë në pajtim me faktet

  • 27/05/2022 | 13:26

Kandic: Deklaratat e Klitchkos për luftën në Kosovë janë në pajtim me faktet

Një deklaratë e Vitaly Klitchkos të cilën e ka publikuar mediumi “Lecanton27”, ka nxitur reagime të shumta në Serbi. Qëndrimi i Klitchkos në Davos se Ukraina do të çlirohet nga Rusia ashtu siç u çlirua Kosova nga Serbia ka shkaktuar një varg reagimesh.


Ministri serb, Aleksander Vulin, ka thënë se “atë që Klitchko ua njeh shqiptarëve në Serbi, duhet t’ua njohë edhe rusëve në Ukrainë”, raporton Express.

Ndërkohë kanë folur edhe nga ambasada e Ukrainës në Beograd, duke thënë se Klitchko ka lirinë e vet të mendimit dhe se qëndrimet e tij s’përfaqësojnë politikën e jashtme të Ukrainës.

Në gjithë këtë debat është përfshirë edhe Natasha Kandiq. Kandiq ka thënë se ato çfarë Klitchko ka thënë janë fakte.

“Deklarimet e Klitchkos janë në pajtueshmëri me faktet”, ka shkruar Kandiq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë