Pas disa muajve spekulime, 37 vjeçari Pete Buttigieg nga Indiana, ka bërë publike kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara, transmeton Gazeta Metro.
Nëse ai do të fitonte brenda partisë demokratike, dhe eventualisht në zgjedhjet kombëtare për president, ai do të bënte histori, duke u bërë presidenti më i ri ndonjëherë, si dhe i pari që haptazi e pranoi që është homoseksual.
Buttigieg, i njohur ndryshe si “Mayor Pete”, tha gjatë fjalimit të tij se kjo që po e bën ai konsiderohet gjë e guximshme.
I just announced I’m running for president of the United States. Join in and donate if you can. It’s going to be an amazing ride and I can’t wait to be on it with you all the way to the White House: https://t.co/edZnUvfc2I pic.twitter.com/OTi0YsAG5R
— Pete Buttigieg (@PeteButtigieg) April 14, 2019
Por deklarimi i tij, u mori mbështetje të madhe nga votuesit dhe publiku, të cilët janë të ngazëllyer për të parë një emër të ri midis drejtuesve aktualë demokratë, të cilët përfshijnë Bernie Sanders, Elizabeth Warren dhe Kamala Harris.
Disa nga mbështetësit në Twitter kanë thënë se guximi dhe kandidatura e tij janë “fenomenale”, “inspiruese” dhe “rifreskuese”.
Edhe Ellen DeGeneres e përkrahu kandidaturën e tij, ku shkruajti në Twitter se është shumë e lumtur për këtë gjë.
These words make me very, very happy.
“My name is @PeteButtigieg. They call me Mayor Pete. I am a proud son of South Bend, Indiana. And I am running for President of the United States.”
— Ellen DeGeneres (@TheEllenShow) April 14, 2019
Një numër të madhë të cilët i takojnë komunitetit LGBT dhe ata të cilët nuk I takojnë e mbështëtën Pete Buttigieg.
Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike të SHBA’së do të mbahen në fund të vitit 2019./gazetametro.net