Loading…

Kandidati i VV-së dikur i quante spekulime deklarimet e Albin Kurtit se Astrit Dehari ishte vrarë në burg

  • 07/02/2021 | 19:59

Kandidati i VV-së dikur i quante spekulime deklarimet e Albin Kurtit se Astrit Dehari ishte vrarë në burg

Dy-tre vite më parë mbase nuk i ka shkuar mendja që të ishte pjesë e listës së VV-së për deputetë, por Liri Loshi sot është njëri nga 110 emrat në listën e partisë së Kurtit. Ai ishte mjaft i ashpër ndaj shefit të tij të tanishmëm dhe kritikat ndaj tij i kishte shprehur vazhdimisht në rrjetet sociale.


Mes shumë reagimesh, në një postim të 10 nëntorit të vitit 2016, Liri Loshi i kishte quajtur spekulime deklaratat e Albin Kurtit se aktivisti i VV-së Astrit Dehari, ishte vrarë në burg.

“Albin Kurti tha se jane gjete prova se Astriti asht vrare. Sipas asaj cka degjuam mbreme ne Rubikon, ajo cka tha Albini nje dite me pare eshte spekulim meqe nje konstatim definitiv te tille askush pos mendjes se Albin Kurtit nuk e ka prodhuar.”, thotë ndër të tjera kandidati për deputet nga radhët e VV-së Liri Loshi, në vitin 2016.

Pas një elaborimi të kësaj çështje, Loshi mbyll postimin e tij duke deklaruar se në mes deklaratave të Albin Kurtit, Tomë Gashit dhe prokurorit Sylë Hoxha, ai i besonte këtij të fundit, i cili në këto zgjedhje garon në listën e LDK-së.

Në një postim tjetër në rrjetet sociale, Loshi i quan Albin Kurtin e Tomë Gashin matrapazë politikë dhe i akuzon ata se po luajnë në mënyrë të ndyer e johumane me kufomën e Astrit Deharit dhe ndjenjat e familjes së tij.

Liri Loshi po ashtu në një reagim deklaron se logjika e Albin Kurtit mund të sjellë viktima të reja, dhe sipas tij kjo nuk është logjikë shtetndërtuese.

Vlen të theksohet se në zgjedhjet e 14 shkurtit, pjesë e listës së VV-së është edhe babai i Astritit, Avni Dehari, i cili po ashtu vazhdimisht ka deklaruar se i biri i tij ishte vrarë në burg, gjë të cilën e kontestonte Loshi asokohe.

Këto nuk ishin mospajtimet e vetme që aoskohe Loshi kishte me VV-në. Në vitin 2017, ai e kishte quajtur Albin Kurtin edhe demagun më të shquar në botën shqiptare dhe hipokrit, kur ky i fundit kishte mbështetur në garën për kryetar të Mitrovicës Agim Bahtirin, asokohe në AKR, përballë Valdete Idrizit nga PDK.

Në vitin 2018 kandidati i VV-së për deputet Liri Loshi tregohet prapë i ashpër me Kurtin, duke e paralajmëruar se kurrë nuk do ta shoh filmin e të bërit kryeministër, duke e akuzuar atë se nuk e njeh flamurin e himnin e Kosovës.

Veç këtyre, Liri Loshi ka qenë kritikë edhe plot here të tjera ndjaj Albin Kurtit dhe partisë së tij. Ai nuk ka dhënë akoma ndonjë sqarim se çfarë e ka përafruar me zotin Kurti, njeriun që për kohë të gjatë e kishte kritikuar aq ashpër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë