Loading…

Kandidati për deputet e braktisë partinë e Milaim Zekës: Kalon në PDK

  • 15/09/2019 | 15:06

Kandidati për deputet e braktisë partinë e Milaim Zekës: Kalon në PDK

Egzon Dervishi ish- kandidat për deputet me partinë PEK të Milaim Zekës, i është bashkuar tashmë PDK’së, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Kandidati i partisë PEK me numër 34, Egzon Dervishi, nga sot, kthehet dhe i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës. Ne i dëshiruam mirëseardhje z. Dervishi, duke e përgëzuar për zgjidhjen e tij, duke e siguruar se Drenasi dhe Drenica, janë dhe mbesin bastion i PDK-së, në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci.

Tutje, ai ka shtuar se asnjë parti tjetër, nuk ka treguar program më të mirë për të marrë besimin e qytetarëve.

“Jo vetëm partia P e K, por asnjë parti në Drenas e Drenicë, as ka treguar program as ofertë për të marrë besimin e qytetarëve. Drenica i njohin edhe kontribuuesit edhe të përkushtuarit për çështjet jetike për ta dhe shtetin”, ka shkruar tutje Lladrovci./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë