Loading…

Kandidati për kryeministër britanik ndryshe nga të gjithë: Do e lëshoja rezidencën time për njerëzit e pastrehë

  • 05/12/2019 | 17:37

Kandidati për kryeministër britanik ndryshe nga të gjithë: Do e lëshoja rezidencën time për njerëzit e pastrehë

Jeremyn Corbyn, kandidati për kryeminstër të Britanisë ka thënë se do heq dorë nga rezidenca e tij nëse fiton zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit, transmeton Gazeta Metro.


Udhëheqësi i Partisë së Punës tha se ai do i jepte një familje të pastrehë shtëpinë e tij.

Corbyn tha se këto 1000 hektarë, në të cilën u vendosën çështje të rëndësishme për shtetin britanik, do i dhuroheshin njerëzve që janë pa shtëpi.
Vendbanimi i shekullit të 16 në Chiltern Hills iu dhurua një shekull më parë kujtdo që mbante detyrën e kryeministrit britanik.

”Unë do të hiqja dorë nga kjo shtëpi. Nuk është e drejtë. Ne jemi një vend me 150 miliarderë dhe kemi akoma njerëz që flenë në rrugë.”

Ai tregoj se shpesh viziton të pasrehët duke u munduar që të tregoj mirësi dhe humanitet ndaj tyre.
”Edhe unë vizitoj të pastrehët shpesh, qoftë për Krishtëlindje ose çfarëdo feste tjetër, për të biseduar dhe për të dëgjuar hallet e tyre”.

Jeremy Corbyn është njëri nga kandidatës për kryeministër në Britani, në zgjedhjet cilat priten të mbahen me 12 dhjetor ku do vendoset edhe fati i Brexit, pas muajve shtyrje e anulime./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë