Loading…

Kandidati për president të Barçës: Kemi siguruar 250 milionë euro, vijnë tre yje në “Camp Nou”

  • 22/02/2021 | 15:17

Kandidati për president të Barçës: Kemi siguruar 250 milionë euro, vijnë tre yje në “Camp Nou”

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 7 Mars po mbizotërojnë në lajmet e Barcelonës dhe kandidati Toni Freixa ka pretenduar se ai ka siguruar 250 milionë euro për investime.


Joan Laporta dhe Victor Font thuhet se janë kryesuesit e garës për president, megjithatë Freixa është kandidati i tretë në votim dhe ai tani po lufton për të rritur shanset për fitore.

Carlos Tusquets është presidenti aktual i përkohshëm i “Blaugranëve” pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeut.

“Ne kemi mbyllur një marrëveshje me një investitor i cili do të kontribuojë me 250 milionë euro për Barçën”, u tha Freixa gazetarëve të hënën, përcjellë KosovaPress.

“Për sezonin 2021-22, ne do të jemi në gjendje të nënshkruajmë me tre yje, dy në sulm dhe një në mbrojtje.”

“Ne kemi biseduar në lidhje me mundësinë e sigurimit të nënshkrimeve për sezonin e ardhshëm. Barça do të ketë ekipin konkurrues që duhet të ketë dhe që tani nuk e ka. Gjithçka do të jetë pasojë e punës. Është e pamundur që Koeman nuk do t’i pëlqejë, ata janë lojtarë unikë ”, tha në fund Freixa.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë