Loading…

Kandidati për president të Francës: Rusia me Krimenë si ne me Kosovën

  • 21/03/2017 | 10:37

Kandidati për president të Francës: Rusia me Krimenë si ne me Kosovën

Debatin e parë televiziv gjatë kampanjës për zgjedhjet presidenciale në Francë kanë karakterizuar diskutimet e ashpra në tema të ndryshme, prej burkës myslimane, e deri te Krimea. Gjatë një pjese të diskutimit u bë fjalë edhe për aneksimin e Krimes nga ana e Rusisë, Frasois Fillon ka thënë se “perëndimi vet i vizaton kufijtë” dhe si shembull e përmendi Kosovën, përcjellë gazetametro.net.


“Ne vet i kemi vizatuar kufijtë, në mes tjerash, shembull është Kosova. Ne mendojmë se, nëse jemi perëndimorë gjithçka na është e lejuar – mund të hyjmë ne Irak, mund të vëmë rend në cilën do pjesë të botës… Ekziston parimi themelor: populli ka  të drejtë të zgjedh fatin e vet. Ekzistojnë edhe kufijtë të cilët janë vënë ne mënyrë e cila është e papranueshme për popullin”, papritur ka deklaruar Fillon në debat.

Është interesant se pozicionin e shteteve perëndimore mbi Krimenë e kritikoi lideri i të majtës radikale Jean-Luc Melenchon.

“Mua personalisht nuk duket de Krimea është e lidhur me Rusinë”, ka thënë Melenchon.

Pjesa tjetër e debatit ka shënuar diskutimin e ashpër në të cilin u sulmua na të tjerët kandidatja  ultradjathtiste Marin le Pen, më së shumti për shkak të qëndrimeve të saja për siguri në vend dhe islamit në Francë.

Le Pen, e cila e kundërshton imigrimin dhe e cila dëshiron të kufizojë veshjen fetare në vende publike, ka thënë se burkat “janë shenjë e zgjimit të islamit radikal në Francë” dhe e akuzoi Macron’in se e përkrahë këtë.

“Burka është problem i rendit publik. Mos e përdorni për të ndarë Francën”, ka thënë Macron.

Le Pen dhe Macron ishin ulur bashkë në studion e televizionit TF1, bashkë me kandidatët, të cilët sipas hulumtimeve të opinionit publik, janë në vendin e tretë dhe të katërt, Frasois Fillon dhe Benoa Amon, si dhe me të pestin në renditje Jean-Luc Melanchon.

Fillon e hodhi poshtë propozimin e Le Pen’it që të krijohen hapësira për më shumë se 40.000 të burgosur si joreal, duke theksuar se asnjëherë nuk është bërë më shumë për ta se në pesë vitet e fundit.

“Propozoj 16.000 vende për të burgosur”, ka thënë Fillon.

Centralisti Emmanuel Macron, i cili sipas hulumtimeve, për nga numri i votuesve është i barazuar me Le Pen, e akuzoi atë gjatë debatit se po tenton të ndajë Francën me rastin e rrobave të larjes të femrave myslimane, të cilat e mbulojnë gjithë trupin, të ashtuquajtura “burkinia”, transmeton AFP

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill, derisa për raundin e parë janë kandiduar 11 kandidatë. Raundi i dytë duhet të mbahet më 4 maj, dhe hulumtimet më të reja tregojnë se atëherë Macron mund ta mundë lehtë Le Pen’in. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë