Loading…
Kanë arritur shumë ftesa nga Specialja, por për kënd janë 
  • 20/07/2019 | 22:55

Kanë arritur shumë ftesa nga Specialja, por për kënd janë 

OVL e UÇK-së thotë se shumë ftesa tjera kanë arritur nga Gjykata Speciale, por nuk tregon emrat, transmeton Gazeta Metro.


Ftesat për udhëheqësit e ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shtohen dita ditës.

Të premten, pos kryeministrit tashmë në dorëheqje Ramush Haradinajt dhe këshilltarin e presidentit Hashim Thaçit, Bislim Zyrapi, dhe ish kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, u përfol edhe për ftesa të tjera që tashmë kanë arritur në Kosovë.

Edhe vetë presidenti i vendit e pohoi se edhe eprorë të tjerë të UÇK-së janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Një ditë më vonë, në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së pohojnë se ka shumë ftesa për ish ushtarë të UCK-së.

Hysni Gucati nga kjo organizatë, thotë se nuk përjashtohen as ish komandantët por nuk përmend emra.

Ai tregon se për disa ftesa njoftohen paraprakisht./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë