Loading…

Kanë nisur xhirimet e filmit ‘Delegacioni’

  • 28/02/2017 | 17:31

Kanë nisur xhirimet e filmit ‘Delegacioni’

Kanë nisur xhirimet e filmit “Delegacioni” me skenar nga i ndjeri Artan Minarollit, dhe me regji të Bujar Alimanit.


Ky film është i metrazhit të gjatë, skenari i të cilit flet për fundin e vitit 1990 në Shqipëri, ku  në atë kohë ishte akoma në fund të periudhës komuniste. Kësisoj një delegacion i ardhur nga komuniteti evropian, kërkon të vijë në Shqipëri dhe kërkon të dijë për nivelin e të drejtave të njeriut. Personi që kryeson delegacionin, ka qenë shok i ngushtë shkolle diku në Pragë me një shqiptar. Ky kryesues patjetër do të flasë me shokun e tij shqiptar, të cilit do t’i besoj të vërtetën për këto të drejta apo shtypjen e demokracive në Shqipëri.

Filmi është financuar nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri dhe u përkrah edhe nga Qendra e Kinematografisë së Kosovë në programin kooproduksion minor për film të metrazhit të gjatë.

Me gjithsej 28 aktorë, 21 nga Shqipëria e 7 nga Kosova, filmi ka nisur xhirimet me 26 shkurt 2017. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë