Loading…

Kanye West thotë se do të garoj për president në 2024’n

  • 08/11/2019 | 10:46

Kanye West thotë se do të garoj për president në 2024’n

A do të shohim Kim Kardashian si Zonjën e Parë në një të ardhme të afërt, ylli i skenës Kanye mendon ashtu dhe nxiti përsëri spekulimet kur deklaroi se e ka ndërmend të jetë kandidat për president amerikan, transmeton Gazeta Metro.


Superylli i Rap muzikës e person që kurrë nuk i ka munguar vetëbesimi gjatë paraqitjes së tij një festival në New York  të enjte, ngjalli spekulimet përsëri se ai mund të garoj për postin më të lartë në Amerikë.

“Kur të garoj për president më 2024’n, ne padyshim do të – çka keni që qesheni?” reagoi West ndaj publikut që qeshnin. “Kur të garoj për president në 2024’n, ne do të krijojmë aq shumë vende pune, që në fakt do të eci drejt e në zyrë”.

Kanye West është një figurë kontroverse tani pasi doli me kapele MAGA të Donald Trump, që nuk është figurë e popullarizuar në Hollywood.

“Po ju them që ju kur lexoni ballinat e gazetave ‘Kanye është çmendur’ kështu e ashtu, ata s’kanë mendim! Ata janë aq frikacakë!”.

Albumi i tij i fundit “Jesus is King” është i pari në top listën e Billboard dhe të gjitha këngët e albumit janë ë Top 100 këngët më të popullarizuara./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë