Futbollistët belgë janë kacafytur mes vete pas ndeshjes kundër Marokut, të cilën e humbën me rezultat duke shfaqur edhe një lojë letargjike një indikacion për atmosferën e keqe në skuadër që ishte përfolur, transmeton Gazeta Metro.
Sipas revistës sportive franceze L’Équipe në zhveshtore janë rrahur sulmuesi Eden Hazard dhe mbrojtësi Jan Vertonghen pasi ky i pari kishte akuzuar mbrojtjen se janë tepër të ngadalshëm që e zemëroi dhe e sulmoi Hazard. Ishte një akuzë e çuditshme kjo nga kapiteni Hazard pasi atë se kanë parë të vrapojë në fushë me vite.
Në sherr ishin përfshirë edhe Romelu Lukaku dhe Kevin De Bruyne, ku sulmuesi gjigant ka ndërhyrë për të mos eskaluar situata.
Belgët tashmë kanë caktuar konferencë për shtyp të martën në orën 13:00 ku do të flasin Hazard dhe Vetronghen. Ata duan të sqarojnë gjërat para ndeshjes vendimtare të grupit.
Sipas raporteve tashmë lojtarët dhe menaxheri kanë sqaruar gjërat dhe fjalën kryesore e ka mbajtur Lukaku që zakonisht flet për lojtarët. Portieri më i mirë në botë, siç vlerësohet tani belgu Thibault Courtois, thuhet që ende është i zemëruar dhe ka demoluar edhe zhveshtoren pas ndeshjes me Marokun./gazetametro.net