Loading…
Kaos në Hong Kong, policia hap zjarr me plumba gome e gaz lotsjellës ndaj qytetarëve
  • 12/06/2019 | 18:10

Kaos në Hong Kong, policia hap zjarr me plumba gome e gaz lotsjellës ndaj qytetarëve

Protestat fillimisht paqësore eskaluan në dhunë pasi policia reagoi ndaj hedhjes së shisheve të plastikës me plumba gome e gaz lotsjellës, qytetarët nuk duan të gjykohen e dënohen nga autoritet kineze sipas ligjit të ri, transmeton Gazeta Metro.


Dhjetëra mijëra ishin mbledhur para ndërtesës kryesore administrative kineze në qytetin e Hong Kong ku protestonin kundër ligjit të sapo aprovuar të ekstradimit të qytetarëve të Hong Kong për gjykim dhe dënim.

Demonstruesit ishin mjaft të mllefosur dhe situata shpejt doli prej dore kur policia i paralajmëroi se do të përdorin forcën, pati prej protestuesve që i ngacmonin policinë edhe me ombrella. Reagimi ishte brutal i policisë, sulmuan me shkopinj gome, gaz lotsjellës edhe hapën zjarr me plumba gome.

Mediat kineze vendore lajmërojnë se dhjetëra janë transportuar në spitale me ambulanca.

Marrëveshja e largimit së Britanisë nga ish kolonia e tyre Hong Kong , dhe dorëzimi i saj Kinës me 1997 i garantonte autonomi të zgjeruar Hong Kong, përfshi edhe lirinë e shtypit, gjyqësorin e pavarur dhe lirinë e mbledhjes.

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May,  ka deklaruar se kushtet e marrëveshjes  sino-britanike duhen respektuar siç ishin caktuar më 1987’në. Kryeministrja shtoi se brengoset për pasojat e mundshme nëse vazhdohet me këto zhvillime. Qeveria kineze vazhdon të këmbëngulë në drejtimin e vet.

Sipas organizatave vendore Kina gjithmonë ka tentuar të e pengojë dhe të ndërhyjë në Hong Kong e ligji i fundit i aprovuar nxiti protestat më të mëdha që prej largimit të britanikëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë