Loading…

Kaos te Flamurtari: Dorëhiqen Haxhiu dhe Pollozhani, në rrezik ekzistenca

  • 14/08/2019 | 21:00

Kaos te Flamurtari: Dorëhiqen Haxhiu dhe Pollozhani, në rrezik ekzistenca

Flamurtari e këtij sezoni “shembet” nga themelet. Trajneri i emëruar vetëm pak ditë më parë, Gerd Haxhiu dhe drejtori sportiv, Artim Pollozhani, kanë dhënë dorëheqjen, duke e bërë edhe më kaotike situatën në Vlorë.


Ende nuk ka një qëndrim zyrtar të klubit kuqezi, por nuk është e vështirë të kuptohet se bëhet fjalë për mungesën e garancive minimale për të përballuar sezonin e ri futbollisitk, që është në derë, shkruan ‘Supersport’.

Gerd Haxhiu vendos të tërhiqet ende pa nisur punën me skuadrën, e ndoshta ky fakt, pra mospasja në dispozicion e një grupi minimal për të vijuar përgatitjet, ka qenë arsyeja kryesore e këtij vendimi.

Rinovimi i Xhevahir Sukajt, afrimi i Ardit Hoxhajt një ditë më parë me sa duket ishte një sinjal i rremë se në Vlora gjëra po lëviznin në kahun e duhur. 10 ditë para ndeshjes së parë të kampionatit, si kurrë më parë, Flamurtari nuk ka ende një skuadër. E ç’vlerë do të kishte një gjeneral me ushtrinë e tij të vdekur?

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë