Loading…

Kaosi në Maqedoni rrezik për tërë ballkanin

  • 09/03/2017 | 23:31

Kaosi në Maqedoni rrezik për tërë ballkanin

Pa qeveri, pa parlament, pa kryetar të qyteteve dhe para së gjithash pa rrugëdalje: Kaosi në Maqedoni e rrezikon ballkanin edhe ashtu plot kriza. Tani me këtë po merren edhe shefat e qeverive dhe shteteve të BE’së, shkruan të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve në Gjermani (DPA).


Në një analizë kushtuar gjendjes në vendin fqinj, vlerësohet se Maqedonia po zhytet gjithnjë e më thellë në kaos.

“Tani janë anuluar edhe zgjedhjet Komunale, andaj kryetarët e komunave dhe këshillat komunalë në muajin Mai duhet të largohen pa pasur pasues. Për më tepër, një zgjidhje nuk shihet askund. Së fundmi kryetari i shtetit, George Ivanov, i ka shkruar kryetarit të Këshillit të Europian, Donald Tusk, për të zgjidhur gendjen e e ngërçit”, transmeton Gazeta Metro.

Rrezikohet një pjesë e vendit

Samiti i ardhshëm i EU’së duhet të merret me këtë problem që mund të përhapet edhe në vendet fqinje. Ivanov nuk pranon t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë partisë socialdemokrate e cila deri tani ishte në opozitë (LSDM) edhe pse ajo i ka pas vetes 67 prej 120 ulëseve në parlament.

“Arsyetimi i tij me bazë kushtetueshmërinë: Pakti i LSDM’së me shqiptarët e rrezikon unitetin e vendit. Marrëveshja e koalicionit parashesh zyrtarizimin – barazimin e gjuhës së shqiptarëve të cilët e përbëjnë në mes një çereku dhe një të tretës së popullsisë rreth dy milionëshe. Deri tani mbizotëruese ishte maqedonishtja sllavike e shkruar në çirilizë”, vazhdon shkrimi që është botuar edhe nga gazeta prestigjioze në Austri, ‘Kurier’.

As Brukseli e as Washingtoni nuk ia arritën të lëviznin Ivanovin, për t’ju përmbajtur standardeve demokratike dhe  t’i mundësonte shumicës parlamentare ndërtimin e qeverisë. Thelbi në fakt nuk ka të bëj më cështje nacionale, por me cështje të shtetit ligjor. Ka një vit që prokurorja speciale po e heton Nikola Gruevski, tash e një kohë të gjatë kryeministër dhe njëherit edhe njeriu që e ngriti politikisht Presidentin. Ai akuzohet për korrupsion të gjerë dhe krim si dhe shtypje të sistemit të drejtësisë dhe mediave, transmeton Gazeta Metro.

Për shkak se Gruevski rrezikohet me burgim, nuk dëshiron të lejojë në asnjë rrethanë që opozita të marrë pushtetin. Ai synon zgjedhje të reja. Partia e tij VMRO mbledh vazhdimisht votat antishqiptare. Këtë javë muzeu i gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit është sulmuar me koktej molotovi. Gruevski po i fton përkrahësit e tij gjithnjë e më shpesh për dhunë. Në protesta tashmë janë sulmuar gazetarët kritikë.

Përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE’së kishte tërhequr vërejtjen se situata në Maqedoni ishte një lojë me zjarr. Sepse gjendja e shqiptarëve në gadishullin balkanik është gjithandej ka potencial të krisjes: Si në jug të Serbisë ashtu edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Madje edhe në shtetin mëmë – Shqipëri, marrëdhëniet në mes të qeverisë dhe opozitës janë të tendosura. Si përfundim, nga trazirat e fundit që i ngjanin një lufte qytetare në mes të sllavëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë në vitin 2001 nuk ka kaluar shumë kohë. Para dy viteve, në qytetin e tretë më të madhe – Kumanovë, dhjetëra njerëz u vranë në luftime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë