David Rush, nga Idaho e SHBA-së, është bërë pjesë e një sfide të pazakontë së bashku me mbesën e tij 13-vjeçare, Ali, duke provuar të thyejnë rekordin Guinness për numrin më të madh të aeroplanëve prej letre të kapur me gojë brenda 60 sekondave.
Rush, i cili ka arritur të grumbullojë mbi 200 rekorde botërore, e kishte shtyrë më parë këtë sfidë për shkak të dhimbjeve nga goditjet e aeroplanëve në fytyrë.
Për ta realizuar provën, ai zgjodhi modele me maja më të topitura dhe u stërvit me mbesën e tij, e cila i hidhte aeroplanët. Pas qindra hedhjeve dhe një dite të plotë ushtrimesh, dyshja u përgatit për tentimin e rekordit.
Rush tha se përvoja e Aliut si portiere futbolli e ndihmoi atë të hidhte aeroplanët me saktësi dhe qëndrueshmëri.