Loading…

Kapen 1.5 ton drogë në Itali, vinte nga Shqipëria

  • 01/12/2018 | 10:41

Kapen 1.5 ton drogë në Itali, vinte nga Shqipëria

Ndalohet nga policia italiane një gomone rreth 15 metra e gjatë, e pajisur me dy motorë të fuqishëm. Mjeti lundrues raportohet se vinte nga Shqipëria dhe është kapur në bregun Torre Cane në Itali.


Mediat fqinje raportojnë për rreth 1.5 ton marijuanë të sekuestruar në këtë gomone të ndaluar të premten në mbrëmje.

Në pranga përfunduan dy të rinj nga Brindizi, rreth të 20-ve dhe të pa punë, të cilët u kapën teksa shkarkonin drogën nga anija.

Dy kontrabandistët u përpoqën t’i shpëtojnë policisë duke u larguar me një varkë, por të ndodhur mes shkëmbinjve u “mbërthyen” nga autoritetet italiane. Operacioni zgjati gjatë gjithë natës së djeshme ku u sekuestruan 1.5 ton drogë në 80 paketime plastike.

Sipas mediave italiane kjo është një sasi e jashtëzakonshme, vlera e së cilët po të shitej do të arrinte në 14 milion euro. Bari Today shkruan se droga kishte si destinacion shitjen në sheshet e qytetit të Barit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë