Policia serbe e rajonit të Rashkës të enjten në mbrëmje ka konfiskuar 12 kilogramë drogë të llojit marihuanë, e cila po futej nga Kosova në Serbi.
Gazeta serbe Blic raporton se në pikën kufitare “Jarinje-Rudnicë” policët kishin ndaluar një veturë “Renault Clio” me targa të Beogradit, e cila po vinte nga Kosova dhe që po drejtohej nga një 32 vjeçar nga Valeva, transmeton gazetametro.net.
Policia në këtë veturë kishte arritur të gjente të fshehur 43 paketa të vogla të cilat së bashku peshonin rreth 12 kilogram. /gazetametro.net