Loading…

Kapën 2 mijë litra naftë të kontrabanduara

  • 25/11/2016 | 15:38

Kapën 2 mijë litra naftë të kontrabanduara

Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se gjatë patrullimit rutinor kanë ndalur një veturë të tipit “Opel Sintra”, nga e cila kanë parandaluar kontrabandimin e 2000 litrave naftë në rajonin e Mitrovicës, të vendosura në një rezervar postfabrikant metalik.

“Gjatë patrullimeve rutinore njësit e doganës kanë pikasur një automjet te dyshimtë te llojit Opel Sintra ngjyrë të gjelbër pa targa i cili po lëvizte me shpejtësi nga drejtimi i Zubin Potokut për në Mitrovicë. Automjeti i  dyshimtë ka tentuar që të kthehen në rrugë anësore në drejtim të fshatrave por njësit e doganës kanë arritur ta ndalin. Pas ndaljes dhe hapjes së automjeti brenda është gjetur një rezervar postfabrikat i mbushur me derivate te naftës”, shpjegon situatën përmes një njoftimi Dogana e Kosovës.

Pas përfundimit të rastit Dogana thotë se vozitësi është shoqëruar dhe është marr në pyetje, derisa mallrat dhe automjeti janë konfiskuar./gazetametro.net

nafte

dogana-nafte-kontrabandim-3

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë