Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen e 215 kg lëndë narkotike Canabis Sattiva, në një automjet.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ditën e djeshme, është  konstatuar një automjet të dyshimtë se mund të transportonte lëndë narkotike, në aksin rrugor të lagjes “24 Maji”, i cili nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.
Gjatë ndjekjes së mjetit, përballë shkollës “Jani Minga” drejtuesi ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes “24 Maji”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Furgon-Fiat” (i bardhë), ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit të saj ka rezultuar me peshë prej 215 kg (kilogram).
Lënda narkotike ishte paketuar në 53 pako, mbështjellë më thasë sintetikë dhe me natriban transparent, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia thotë se po punon për dokumentimin e ngjarjes, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.