Loading…

Kapen 87 kg kanabis në Greqi, arrestohen shqiptarët

  • 10/12/2016 | 20:12

Kapen 87 kg kanabis në Greqi, arrestohen shqiptarët

Dy shtetas shqiptarë, 30 dhe 34 vjeç, janë arrestuar nga policia greke në afërsi të qytetit të Filatit, në Thesprotose, duke transportuar një sasi prej 87 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte dërguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit në shtigjet malore, në afërsi të Konispolit dhe ishte fshehur në një shtëpi të pabanuar, në afërsi të vendit ku edhe iu sekuestrua dy të arrestuarve. Ajo ishte mbështjellë në 59 pako të vendosura në katër thasë.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve nga policia u konstatua se ndaj dy të arrestuarve rëndonte edhe masa e pezullimit të hyrjes në zonën Schengen. Ata u dërguan për masën e sigurisë në Gjykatën e Igumenicës, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë