Loading…

Kapen armë pa leje në disa vende të Kosovës

  • 16/02/2017 | 13:27

Kapen armë pa leje në disa vende të Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për kapjen e armëve pa leje në disa vende të Kosovës – Çagllavicë, Prishtinë, Lloshkobare të Ferizajt, Junik, si dhe Sfaraçak i Ulët të Vushtrrisë.


Në fshati Çagllavicë të Prishtinë, më 15 shkurt, në orën 18:00, njësiti policor gjatë bastisjes, në shtëpinë e një të dyshuari, mashkull, serb i Kosovës, policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole “Valter” me një karikator dhe 35 fishekë të cal.6.35 mm.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës, transmeton gazetametro.net.

Policia dje ka gjetur e konfiskuar një revole edhe në Prishtinë, në Rr. “Xhorxh Bush”.

Ngjarja ka ndodhur dje, në 16:50.” Është arrestuar i dyshuari mashkull, K-shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit “TT” me një karikator dhe 8 fishekë. Ndaj të dyshuarit gjykata ka lëshuar edhe urdhëresat që kanë të bëjnë me raste ‘shantazh’ dhe ‘kanosje’. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet tutje në raport.

Në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, po dje, policia ka arrestuar një mashkull, shqiptar i Kosovës, pasi atij, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator të zbrazët. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Edhe në Junik për shkak të armbajtjes pa leje janë arrestuar tre persona.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, në Junik dje, në orën 20:30, janë bastisur shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tre të dyshuarave, meshkuj K-shqiptarë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatikë AK-47, tre karikatorë të kalibrit 7.62 mm , një karikator i revoles “TT” , 179 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 59 fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe një gëzhojë. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe ata pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Poashtu dje në fshatin Sfaraçak të Ulët të komunës së Vushtrrisë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjuetisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë