Loading…

Kapen hajnat e telefonit të Kryeprokurorit

  • 28/11/2016 | 18:18

Kapen hajnat e telefonit të Kryeprokurorit

Tre persona janë arrestuar sot nga policia e Kosovës të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje të rëndë dhe vjedhje të veturave.

Në mesin e vjedhjeve, ku policia jep detaje përmes një komunikate për media përmendet edhe vjedhja e telefonit të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, në shtëpinë e tij ditë më parë.

“Të gjitha gjësendet e sekuestruara janë dëshmi momentale për së paku pesë raste të vjedhjeve të veturave dhe një rasti të vjedhjes së rëndë ku cak ka qenë edhe shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit”, shpjegohet në komunikatën e Policisë.

Këtë për gazetametro.net e konfirmon edhe zëdhënësi në policinë e Kosovës Daut Hoxha, por detajet thotë se do kuptohen më vonë.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe më prokurorinë është duke kryer të gjitha procedurat ligjore për të arritur tek rrezultatet sa më konkrete në rastin në fjalë por edhe me rastet e tjera”, tha Hoxha për gazetametro.net.

Ndërsa, në komunikatën e policisë ku shpjegohet rreth grupit të arrestuar thuhet se duke u bazuar në hetimet policore ky grup dyshohet se është i përbërë nga katër persona, por që numri i tyre mund të jetë edhe më i madh.

“Ky grup, dyshohet të ketë kryer vjedhje të rënda në lagjen Veternik dhe në fshatin Çagllavicë, kryesisht nëpër shtëpi, ku para tyre ka pasur të parkuara vetura të shtrenjta. Të njëjtit vjedhjet i kanë kryer pas mesnate, derisa banoret kanë qenë duke fjetur, me ç’rast ata kanë vjedhur gjësende me vlerë dhe çelësat e veturave dhe me pas në largim e sipër duke i vjedh edhe veturat”, thuhet në komunikatë.

Pas arrestimit dhe gjatë bastisjes së banesave të tyre, policia konfirmon se ka konfiskuar, vinça për vetura, maska, dorëza, çelësa dhe dokumente të veturave që dyshohet të jenë të vjedhura, çekan, kaçavida, rroba për kamuflim, një pako e dyshuar me narkotik, tri libra të veturave BMW X6, gjashtë fishek etj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë