Loading…
Kapen hakerët që vodhën miliona
  • 16/05/2019 | 19:05

Kapen hakerët që vodhën miliona

Grupi kriminal ndërkombëtar kibernetik që vodhën mbi 100 milion dollarë amerikanë prej më shumë se 40 mijë viktimave është shpartalluar nga një operacion i madh ndërkombëtar policor, transmeton Gazeta Metro.


Pas një hetimi ndërkombëtar të ndërlikuar në gjashtë shtete të botës si SHBA, Bullgari, Gjermani, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Thuhej se hetimi ishte i pashembullt posaqërisht për bashkëpunimin ndër institucional të shumë shteteve. Detajet e hetimit dhe detajet e operaciont u shpalosën në shtabin e Europol në Hague.

Kjo bandë kibernetike infektonte kompjuterë me Malware GozNym që kapte detaje bankare në internet  për të ju qasur llogarive bankare të viktimave.

Dhjetë anëtarëve të rrjetit u janë ngritur akuza në Pittsburg në SHBA, udhëheqësi i rrjetit dhe ndihmësi i tj janë arrestuar në Gjeorgji, një shtetas bullgar është ekstraduar për në SHBA për të u përballur në gjykatë, po ashtu një shtetas molldav përballet me akuza. Dy shtetas gjerman përballen me akuza të shpërlarjes së parave. Pesë shtetas rus janë ende në arrati për këtë rast, përfshi edhe krijuesin e kodit të GozNym i cili menaxhonte me operacionin.

Mes viktimave ishin kompani të vogla, korporata ndërkombëtare e organizata joqeveritare. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë