Loading…

Kapen mbi 3 tonë mjete piroteknike në Mitrovicë, me vlerë rreth 5 mijë euro

  • 13/06/2021 | 12:33

Kapen mbi 3 tonë mjete piroteknike në Mitrovicë, me vlerë rreth 5 mijë euro

Njësitet e antikontrabandës të Doganës se Kosovës kanë kryer një operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, me qëllim të identifikimit dhe ndalimit të kontrabandës së mallrave përmes rrugëve ilegale.


Me ketë rast është arritur të identifikohen dhe ndalohen në tri raste të ndara tri automjete transportuese të cilat ishin duke transportuar Fishekzjarrë/Mjete Piroteknike në sasi prej 3526,5 kg dhe vlerë rreth 5,000 euro.

“Mallrat dhe mjetet transportuese janë konfiskuar”, njofton Dogana.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit janë duke u intervistuar. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë