Loading…

Kapen pesë tonelata kokainë, arrestohen shtetas malazez

  • 26/02/2020 | 17:31

Kapen pesë tonelata kokainë, arrestohen shtetas malazez

Në ujërat e Venezuelës në anijen Aresa janë konfiskuar pesë tonelata kokainë dhe janë arrestuar shtetas malazez njofton Drejtoria e Policisë së Malit të Zi. Në anijen e ndaluar nga Marina Mbretërore Holandeze fillimisht ishin gjetur një tonelatë e më vonë ishin zbuluar të tjerat derisa kërkimi po vazhdon ende, transmeton Gazeta Metro.


Fillimisht ishte njoftuar nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, duke vepruar sipas informacionit që këta ju kishin dhënë shërbimeve policore të Mbretërisë së Bashkuar, në ujërat e Venezuelës, në ishullin Aruba është kryer një operacion i madh policor ndërkombëtar që gjeti në anijen Aresa deri tani u zbuluan mbi një tonelatë kokainë.

Anija Aressa ishte përcjellë në çdo ndalim në porte dhe me të marrë informacionin se ngarkesa e kokainës është bartur në të Marina e Mbretërisë Holandeze në Aruba e ndaloi anijen dhe nisi kontrollin që ende po vazhdon.


Janë arrestuar siç thuhet marinar malazez që ishin pjesë e ekuipazhit anijes Aressa. Dyshohet se kokaina me këtë anije kishte destinim portet e Europës perëndimore me ngarkesë nga Kolumbia njofton televizioni publik i malazez RTCG.

Konfiskimi në Aruba ishte sukses rezultat i bashkëpunimit konkret të Drejtorisë së Policisë së Malti të Zi dhe partnerëve nga Britania e Madhe, Serbia, Holanda dhe shtete të tjera njofton kjo drejtoria policore malazeze/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë