Loading…
Kapërcehen të gjithë kufijtë: Firma e Sylejman Selimit i fiton 8 milionë nga shteti
  • 06/06/2019 | 11:36

Kapërcehen të gjithë kufijtë: Firma e Sylejman Selimit i fiton 8 milionë nga shteti

Ani pse pak kohë pasi pranoi detyrën si këshilltar politik i kryeministrit, u lirua nga detyra nga ky i fundit, Sylejman Selimit Qeveria s’po ia ndalë të mirat. Pikërisht këtij personi të cilin Amerika e kundërshtoi fuqishëm njëherë si ambasador pastaj edhe si këshilltar, pasi sipas tyre një gjë e tillë ishte mesazh i keq nëpër botë, Sidoqoftë, në ditën që u lirua Selimi nga detyra e këshilltarit (3 qershor), firma “Mirusha Company” që është në pronësi të familjes se Selimit u shpallë fituese e në një tenderi milionësh në ministrinë që udhëhiqet nga AAK’ja,  transmeton Gazeta Metro.


Kryeministri Ramush Haradinaj, ka liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin. Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesën e tij. Zotin Selimi e falënderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj.

Një vendim i tillë, ka ardhur pas presionit amerikan, të cilët kishin kundërshtuar fuqishëm emërimin e Selimit si këshilltar politik.

Madje, ka qenë ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ai që kishte reaguar duke thënë se një Kosova dërgon mesazh të keq nëpër botë, nëse propozon një të dënuar për krime lufte për ambasador.

Por, në ditën që u lirua Selimi nga detyra e këshilltarit (3 qershor), firma “Mirusha Company” që është në pronësi të familjes se Selimit u shpallë fituese e në një tenderi milionësh në ministrinë që udhëhiqet nga AAK-ja.

Të shtunën, Ministria e Infrastrukturës ka bërë hapjen e ofertave për tenderin “Zgjerimi i rrugës nacionale N 9.1, segmenti Dollc-Gjakovë , L=31.00 ”. Po atë ditë, kompanitë janë njoftuar lidhur më vendimin e Komisionit të ministrisë për këtë tender, i cili ka qenë i ndarë në tri lote.

Sipas dokumenteve që i ka parë lajmi.net, për lot 1 është shpallur fitues kompania “Kag Asfalt” nga Prizreni me çmim 8,590, 949.83 euro.

Për lot 2 janë shpallur fitues kompanitë në konsorcium “Mirusha & Geci & Rahovica” me çmim prej  6,99, 494.05 euro, me lider kompaninë “Mirusha Company”.

Për lot 3 është shpallur fitues “Lika Trade” nga Deçani me çmim 5, 434, 111.44 euro.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës –ARBK, “Mirusha Company”, figuron në pronësi të tre vëllezërve të Sylejman Selimit, në emrin e Selman, Fidan dhe Mentor Selimi. Të gjithë vëllezërit e ish-komandantit të UÇK-së kanë shtëpitë dhe banesat e veta, ndërsa shtëpinë e përbashkët, bashkë me Sylejman Selimin e kanë në Açarevë të Skenderajt.

Ndërkohë, ky tender është në fazën ku Ministria po i njofton kompanitë tjera me arsyeje e eliminimit nga gara, për t’u hapë rrugë pastaj edhe mundësisë së ankimit të tyre nëse ndonjëra mendon që i është shkalur ligji gjatë vlerësimit te tenderit./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/08/2019 | 19:30
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë