Loading…

Kapet barnatorja në Prishtinë: Kishte një bunker me barna të kontrabanduara

  • 27/01/2023 | 16:26

Kapet barnatorja në Prishtinë: Kishte një bunker me barna të kontrabanduara

Njësitet e Doganës së Kosovës këtë të premte kanë gjetur një hapësirë të fshehur, që e përshkruan si bunker, në një barnatore në Prishtinë.


Dogana njofton se pas pranimit të informatave përsëri përmes aplikacionit e-dogana lidhur me parregullsitë potenciale, zyrtarët doganorë kanë organizuar një kontroll në një barnatore në Prishtinë.

Gjatë kontrollimit bëhet e ditur se kanë hasur në barna të kontrabanduara si dhe hapësirën e veçantë për fshehjen e mallrave të kontrabanduara.

“Medikamentet janë sekuestruar dhe ndaj pronarit është iniciuar procedurat kundërvajtëse. Aplikacioni i lansuar nga dogana si dhe bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultate çdo ditë, derisa dogana inkurajon qytetarët që të përcjellin informata pasi njësitet tona janë të gatshme për të verifikuar informatat”, thuhet në komunikatën për media.

Dogana tutje ka bërë të ditur se ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë