Njësitë policore kanë ndaluar një kamion që drejtohej nga një i dyshuari në fshatin Drobesh të Vitisë, ku gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte 37 krerë dele dhe qengja pa dokumente përcjellëse.
“Raportohet se nga njësitë policore është ndaluar kamioni qe drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe gjate kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte 37 krerë dele dhe qengja pa dokumente përcjellëse”, thuhet në raportin 24 orësh.
Kamioni me ngarkesë iu është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme./gazetametro.net