Loading…

Kapet gomonia me 1.5 tonë drogë

  • 26/11/2016 | 12:53

Kapet gomonia me 1.5 tonë drogë

Një sasi prej 1.5 tonësh lëndë narkotike kanabis sativa janë kapur natën duke u gdhirë dita e sotme në Bari të Italisë. Operacioni është bërë nga ana e Guardia di Financa dhe policisë shqiptare.

Pas 7 orë ndjekje nga Kepi i Rodonit deri në Mola të Barit, Itali u kap dhe u bllokua një gomone me lëndë narkotike. Gjatë kësaj ndjekje janë sekuestruar 1550 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe një armë zjarri pistoletë. Në pranga janë vënë 3 shqiptarë që u kapën në bordin e gomones, konkretisht A.Gj, 34 vjeç, K.M, 26 vjeç dhe G.Xh, 42 vjeç.

Policia Kufitare ka bashkëpunuar dhe koordinuar  me Guardia di Finanza dhe si rezultat i këtij operacioni të përbashkët, në orën 04:00, u bë e mundur kapja e gomones në Mola da Bari – Itali. Gomonia ishte 9,5 m e gjatë me dy motorë x 350 kuaj fuqi.

Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Fier po ndjekin hetimin me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë