Një grua e dyshuar për dërgimin e një zarfi që përmban helmin ricin, i cili iu drejtua Shtëpisë së Bardhë, është arrestuar në kufirin Nju Jork-Kanada dhe gjithashtu dyshohet se ka dërguar zarfe të ngjashme të helmuara në agjencitë e zbatimit të ligjit në Teksas, thanë zyrtarët të hënën , transmeton Gazeta Metro.
Gruaja u mor në paraburgim nga oficerët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SH.B.A.-së në kalimin kufitar Ura e Paqes pranë Buffalo dhe pritet të përballet me akuza federale, thanë tre zyrtarë të zbatimit të ligjit për Associated Press.
Emri i saj nuk u bë i ditur menjëherë, por gruaja pritej të paraqitej në gjykatën federale të hënën.
Letra drejtuar Shtëpisë së Bardhë duket se e ka origjinën në Kanada, ka thënë Policia Kanadeze.
Zyrtari nuk tha se cilat agjenci u ishin dërguar zarfat, por tha se besohet se ato ishin nga i njëjti person që dërgoi një në Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarët nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht për hetimin në vazhdim dhe folën në kushte anonimiteti.
Ka pasur disa raste paraprake në të cilat zyrtarët amerikanë kanë qenë në shënjestër me ricin të dërguar përmes postës.
Një veteran i Marinës u arrestua në 2018 dhe rrëfeu se i kishte dërguar zarfe Trump dhe anëtarëve të administratës së tij që përmbanin substancën nga e cila rrjedh ricina.
Në vitin 2014, një njeri nga Misisipi u dënua me 25 vjet burg pasi dërgoi letra të pluhurosura me ricin Presidentit Barack Obama dhe zyrtarëve të tjerë./gazetametro.net