Loading…

Kapet në aeroportin e Miamit me 10 zogj të gjallë të fshehur në pantallona, ndalohet pasagjeri nga Kuba

  • 12/10/2026 | 17:26

Kapet në aeroportin e Miamit me 10 zogj të gjallë të fshehur në pantallona, ndalohet pasagjeri nga Kuba

Një udhëtar nga Kuba është ndaluar nga autoritetet amerikane në aeroportin e Miamit, pasi gjatë kontrollit doganor u vu re një fryrje e pazakontë në zonën e belit.


Sipas raportimeve të Daily Star, kontrolli i mëtejshëm zbuloi gjashtë tuba plastikë të mbështjellë me shirit ngjitës dhe të qepur në brendësi të pantallonave të tij. Brenda tyre ndodheshin dhjetë zogj të gjallë, tetë të llojit Yellow-faced Grassquit dhe dy Blue Grosbeaks, të përfshirë në tregtinë e paligjshme të shpendëve.

Pasagjeri, i identifikuar si Alberto Hernandez Castillo, nuk i kishte deklaruar shpendët në dokumentet doganore. Ai u tha autoriteteve se zogjtë i kishte për përdorim personal, por më pas refuzoi të jepte deklarata të tjera.

Castillo u akuzua për kontrabandë dhe u lirua kundrejt një garancie prej 25 mijë dollarësh. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për 26 tetor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë